Derisa po diskutohej emërimi i urës së re mbi lumin Ibër dhe një opsion u përfol të jetë emri i heroit Avni Koshtova, sipas publicistit Nexhmedin Spahiu, kjo urë tashmë ka emrin e një politikani.
Spahiu thotë se përserisa ura mbi lumin Lushtë njihet me emrin e Kadri Veseli, ura mbi Ibër ka emrin e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Mitrovica tashmë ka dy ura me emra politikanësh: Ura e Kadrisë (Veselit) mbi lumin Lushta dhe Ura e Albinit (Kurtit) mbi lumin Ibër”, ka shkruar Spahiu.










