Presidentja Osmani kujton Komandant Ismet Jasharin në 27-vjetorin e rënies heroike

Sot shënohet 27-vjetori i rënies së komandant Ismet Jasharit – Kumanova, një nga figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka nderuar me krenari dhe respekt kujtimin e Jasharit, duke e cilësuar si një komandant të pathyeshëm dhe frymëzim të pashuar për brezat e ardhshëm.

“Ismet Jashari është simbol i sakrificës dhe trimërisë për lirinë e Kosovës, një hero i përjetshëm i kombit tonë”, theksoi Osmani.

Në njoftimin e presidencës thuhet më tej: “Në këtë përvjetor, nderohen gjithashtu të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun dhe sakrificën e tyre kanë shkruar faqet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit