24-vjeçarja që mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik një natë më parë në Sarandë, ndodhet në spitalin e Traumë nën monitorim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha. Sipas informacioneve nga spitali, Antonela Zhupa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti tragjik ndodhi një natë më parë, ku humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe. Automjeti me të cilën udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi, që drejtohej nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili u arrestua nga policia.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia” dhe përplasja ka qenë shumë e fortë saqë makinat janë bërë copash dhe njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.










