“Meta, kreu i organizatës kriminale”, Beqiri: Ka paguar vrasës me pagesë për të kryer ekzekutime!

Ilir Meta kritikoi vendimin e Gjykatës për mbajtjen e tij në qeli me argumentimin se rrezikon intimidimin e dëshmitarëve. Meta e quajti, absurde duke thënë se nuk janë më anëtarë të partisë së tij dhe se nuk ka kë të intimidojë.

Megjithatë avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se vendimi i gjykatës ishte i qartë dhe i saktë sepse sipas tij ish-presidenti Meta ka treguar se nuk kursen asnjë, kur vetë është në rrezik.

“Meta ka treguar që vret dëshmitarë. Mi gjeni dy dëshmitarët okularë që ngritën arkat e floririt në Krrabë, ikën ata djemtë të rinj. Ikën sepse e hëngrën kokën e verdhë nga Ilir Meta. Por drejtësia jonë e kalbur nuk i shkoi deri në fund hetimeve të disa ngjarjeve…Meta pagoi vrasës, ka paguar vrasës edhe në raste të tjera. Si mund të harrohej, ekzekutimi që do i bëhej “lepurit”…

Këto janë çështje të hapura…Ai nuk funksionon si individ është tamëm organizatë kriminale. Dhe këto vrasje nuk i ka bërë me dorën e vet ai…Ai ka paguar. Po të vijë Bami në Shqipëri dhe të dëshmojë, do të thotë se kush e ka urdhëruar për të vrarë vëllain e deputetit të Lezhës…”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit