E bën një reagim edhe Bahtiri: A do të votonit kundër nëse propozohej ndonjë nga Lista Serbe?

Radhën e ka pasur edhe deputeti Agim Bahtiri që të reagojë pas dështimit të dy emrave të Lëvizjes Vetëvendosje për kryekuvendar përgjatë seancës të së dielës: Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha.

Bahtiri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se në institucione të Kosovës ka njerëz që duan ta shohin veriut nën duart e organizatave kriminale serbe.

Më tej, ai parashtroi pyetjen nëse partitë e tjera do të votonin për ndonjë deputet të Listës Serbe për kryekuvendar të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ka njerëz në institucione të Kosovës që ende dëshirojnë ta shohin Veriun në duar të organizatave kriminele serbe, bartës i së cilave është kryekrimineli Milan Radojçiq.

Përderisa ka edhe të atillë që kandidatët për kryekuvendar të Kosovës që vijnë nga një parti shqiptare, nuk i votojnë.

Do të isha shumë kurioz të dija se këta të njejtit a do të mund të votonin “kundër”, nëse për kryekuvendar do të propozohej ndonjë deputet nga Lista Serbe?!

Nuk jam kundër serbëve, por kundër kriminelëve, që e kanë kokën në Beograd e jo në Veri, ashtu siç po deklarojnë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit