E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën pasi dyshohet se u godit nga lisi

Një person i moshës përreth 31-vjeçare ka humbur jetën, ku dyshohet se i njëjti ka marrë lëndime nga një lis. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Gollakut.

Viktima është identifikuar si Lirim Gashi, i moshës rreth 31-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, bëri të ditur Pllana.

Policia ka njoftuar se njësitet hetimore dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit