Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas dështimit për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar opozitën për pengesë dhe bllokim të procesit.
Në një prononcim për media, ai komentoi edhe votën që mori nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi, duke e falënderuar për mbështetjen dhe respektin institucional.
“Falënderoj gjithë kolegët që kanë votuar, jemi që tri mandate me z. Gashi njihemi mirë, kemi pas respekt të ndërsjellë”, tha Basha.
Sipas tij, zhvillimet në seancën e sotme janë tregues i qartë i mungesës së gatishmërisë së opozitës për të kontribuar në funksionimin normal të Kuvendit.










