Një burrë nga Drenasi ka raportuar në polici se vajza e tij është dhunuar nga një person.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mes orës 16:00 dhe 20:00 gjatë muajit qershor.
I dyshuari është mashkull kosovar, dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante të policisë.










