spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Mbrojtja e Izraelit, faturë e rëndë për SHBA; lufta e zgjatur në Lindjen e Mesme boshatis arsenalin ushtarak amerikan

Që prej 7 tetorit 2023, mbështetja ushtarake e Shteteve të Bashkuara për Izraelin në fushën e mbrojtjes ajrore dhe raketore ka krijuar një faturë të rëndë për Uashingtonin. Kulmi i shpenzimeve u regjistrua gjatë 12 ditëve të luftës mes Tel Avivit dhe Iranit, kur ushtria amerikane përdori një pjesë të konsiderueshme të arsenalit të saj strategjik për të mbrojtur hapësirën ajrore izraelite.

Dokumente të Pentagonit të siguruara nga Bloomberg tregojnë se SHBA ka nevojë për të paktën 3,5 miliardë dollarë për të rimbushur arsenalet e zbrazura nga dërgesat në Izrael. Vetëm raketat interceptuese SM-3 të kompanisë RTX përbëjnë një faturë prej rreth 1 miliard dollarësh, me një kosto mesatare prej 10 milionë dollarësh për raketë.

Pjesë e shpenzimeve janë edhe riparimi i sistemeve radar, zëvendësimi i elektronikës së konsumuar dhe modernizimi i baterive të anijeve luftarake të vendosura në Mesdhe.

Thaad, arsenali strategjik i konsumuar

Raportet tregojnë se në vetëm 12 ditë, SHBA konsumoi 20% të arsenalit global Thaad, sistemi më i avancuar amerikan i mbrojtjes raketore tokësore, i destinuar për të përballuar kërcënime nga vende si Irani, Koreja e Veriut, por edhe fuqitë rivale si Kina dhe Rusia.

Sistemi Thaad u aktivizua 80 herë brenda 12 ditëve, duke i kushtuar SHBA-së nga 800 milionë deri në 1,2 miliardë dollarë. Disa burime të Defense Neës e ngrejnë këtë shifër deri në një të katërtën e rezervave globale të Thaad.

Në total, mbështetja ndaj Izraelit ka krijuar një faturë prej 6,2 deri në 6,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen raketore amerikane. Problemi më i madh: ritmet e prodhimit janë aq të ngadalta, sa sipas projeksioneve të buxhetit 2025-2026, do të duhen rreth 4 vite për të rikuperuar arsenalin e konsumuar vetëm gjatë Luftës së 12 ditëve.

Ky fakt ngre alarmin mes strategëve amerikanë: nëse SHBA pati vështirësi për të përballuar arsenalin iranian, çfarë mund të ndodhë në rast të një konflikti me Kinën, e cila zotëron rreth 2.700 raketa balistike të shkallëve të ndryshme dhe vazhdon t’i shtojë ato?

Sipas analistëve, mbështetja ndaj Izraelit ka ndodhur shpesh në kurriz të sigurisë kombëtare të vetë SHBA-së, një trend i dukshëm si në epokën e Joe Biden, ashtu edhe të Donald Trump. Ky varësim i Uashingtonit ndaj nevojave të Tel Avivit shihet si një çarje strategjike, e cila ekspozon Amerikën përballë rivalëve globalë. /Përshtatur nga “Inside Over”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit