“Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën ku**ë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

Gjykata Themelore në Pejë – dega në Istog ka shpallur fajtor mjekun Xhevat Avdijaj, internist në QKMF Istog, për veprën penale mosdhënie e ndihmës mjekësore.

Rasti ndodhi më 9 shkurt 2021, kur një paciente e operuar së fundmi në zemër kërkoi ndihmë urgjente. Pavarësisht gjendjes së saj, mjeku refuzoi ta vizitonte, duke përdorur gjuhë fyese ndaj familjarëve.

“Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën ku**ë që e ki, ta q… nanën”, i ishte drejtuar ai familjarëve.

Edhe pse familja iu lut që ta kontrollonte, duke i treguar gjendjen kritike dhe historinë mjekësore të pacientes, doktori e refuzoi me arsyetimin se i kishte përfunduar orari i punës.

Raportohet se më 4 qershor 2025, Gjykata shpalli aktgjykimin: 3 muaj burgim me kusht (nuk ekzekutohet nëse brenda një viti nuk kryen vepër tjetër penale); Obligim për të paguar shpenzimet procedurale dhe tarifat gjyqësore; Palës së dëmtuar iu la e hapur mundësia që kërkesën për kompensim ta ndjekë në procedurë civile.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit