Familja Islami ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për të gjithë familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët që morën pjesë në kryeshëndosh për të ndjerin Gazmend Islami.
Në reagimin e tyre thuhet se praninë dhe përkrahjen e të gjithëve e kanë ndjerë si ngushëllim dhe forcë në përballimin e kësaj humbjeje të madhe.
“Ju falënderojmë nga zemra që gjetët kohë e mundësi të jeni pranë nesh, duke na nderuar me pjesëmarrjen tuaj. Mirësia dhe afërsia juaj na kanë bërë të ndihemi krenarë për Gazmendin dhe na kanë lehtësuar dhimbjen e ndarjes së tij nga jeta. Në emër të familjes Islami, ju shprehim mirënjohjen më të sinqertë,” thuhet në falënderimin e familjes.
Flendërimi i Avni Islamit:
Faleminderit
Të dashur familjarë, miq, shokë e dashamirë,
Në këto ditë të vështira për familjen tonë, praninë dhe përkrahjen tuaj e kemi ndjerë si një ngushëllim të madh dhe si forcë për ta përballuar humbjen e vëllait tonë të dashur, Gazmendit. Ju falënderojmë nga zemra që gjetët kohë dhe mundësi të jeni pranë nesh, duke na nderuar me pjesëmarrjen tuaj në kryeshëndosh.
Mirësia dhe afërsia juaj na kanë bërë të ndihemi krenarë për Gazmendin dhe na kanë lehtësuar dhimbjen e kësaj ndarjeje të dhembshme.
Në emër të familjes Islami, ju shprehim mirënjohjen më të sinqertë dhe falënderimet tona të përzemërta.









