Abelard Tahiri i PDK-së, thotë se nuk mund të votohet Hekuran Murati sepse trashëgimia e tij si ministër, është lënia jashtë pagës minimale e tri kategorive më të lavdishme të shoqërisë sonë.
Ai shkruan:
Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:
- Veteranët e UÇK-së
- Familjet e Dëshmorëve
- Invalidët e UÇK-së
Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën.
Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës?









