Qeveria heq ndalesat e gjobave për bizneset, por ua “fut” leasingut, kompanitë e detyruara të paguajnë gjobat e shoferëve

Pas muaj të tërë paralajmërimesh, Qeveria ka hequr ndalesat e gjobave për bizneset. Ky vendim, i pritur gjatë nga sektori privat, është prezantuar si lehtësim për kompanitë që operojnë me flotë automjetesh dhe për bizneset e vogla që shpesh janë goditur nga gjobat e trafikut.

Por vendimi ka sjellë një kthesë të papritur, kompanitë e leasingut tani janë të detyruara të paguajnë gjobat e shoferëve që përdorin vetura të marra me këtë formë financimi.

Ky ndryshim prek një numër të madh personash dhe biznese që funksionojnë me vetura të tilla, nga kompanitë e qiradhënies dhe taksitë, deri te individët që kanë marrë makina luksoze përmes leasingut.

Paradoksi është i qartë, bizneset lirohen nga barrët, por leasingu ngarkohet me përgjegjësi shtesë. Praktikisht, kompanitë e leasingut do të duhet të mbulojnë gjobat edhe kur shkelësi i vërtetë është shoferi.

Kjo ka nxitur reagime dhe ironi në rrjete sociale, sidomos mes atyre që shihen si të privilegjuar: “milionerët” që kanë zgjedhur leasingun për veturat e tyre luksoze. Ata, bashkë me operatorët e transportit e qiradhënies, pritet ta ndiejnë më së shumti goditjen e këtij vendimi.

Ndërsa qeveria e prezanton këtë si masë për “drejtësi dhe barazi në gjoba”, pyetja që lind është e thjeshtë: a po bëhet kjo për të mbështetur bizneset, apo për të mbushur arkën duke gjetur një target më të lehtë për t’u goditur, leasingun?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit