Krim në familjen shqiptare në Greqi, burri vret gruan! Djali: Pashë babin me thikë

Një krim brenda një familjeje shqiptare ka ndodhur në Volos të Greqisë.

Sipas mediave vendase raportohet se një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, e cila rezulton të jetë dhe ajo shqiptare. Sipas informacioneve burri është arratisur.

Ngjarja e rëndë është shënuar në pallatin ku kishin banesën. Sipas raportimeve, sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të zihen.

Më pas, shqiptari dyshohet se e ka vrarë me një objekt të mprehtë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Krimi, sipas mediave greke, ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve të tyre.

“E pashë babin duke e therur mamin me thikë”, ka thënë fëmija.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit