Abstenuan AAK dhe Nisma për kandidaturën e Muratit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ishte kandidati i tretë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, as ai nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave, pasi mori vetëm 57 vota pro në votimin e mbajtur gjatë seancës konstituive.

Krahasuar me kandidaturat e Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës, kësaj here u shënua një numër më i madh abstenimesh, çka reflekton një mungesë të theksuar mbështetjeje ndaj përpjekjeve të VV-së për ta konstituuar Kuvendin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit