Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka thënë se përfaqësuesit publikë duhet të mësohen që aktgjykimet e tilla as të mos vihen në dilemë.
Ajo ka paralajmëruar se sot do të marrin pjesë në votim, duke theksuar se do të jenë kundër Albulena Haxhiut.
Deliu – Kodra ka theksuar se Kosova ka mbetur e bllokuar për gjashtë muaj për shkak të arrogancës dhe mosrespektimit të aktgjykimit të 26 qershorit.
“Kosova sot ka probleme shumëfish më të mëdha se a do të zgjidhet apo jo Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit. PDK-ja ka refuzuar të bëhet shkelëse e Kushtetutës. Ne do ta respektojmë aktgjykimin, do të votojmë kundër Albulena Haxhiut”, ka thënë ajo.










