Google ka sjellë një risinë e madhe në aplikacionin e saj të inteligjencës artificiale, Gemini – aftësinë për të kujtuar automatikisht bisedat e mëparshme, por edhe opsionin për t’i harruar ato plotësisht, nëse përdoruesi dëshiron.
Veçoria e re, Konteksti Personal, i lejon Gemini-t të përdorë bisedat e mëparshme për të ofruar përgjigje më të personalizuara dhe të sakta.
Ky opsion është aktiv si parazgjedhje, por mund të çaktivizohet lehtësisht në cilësime (Cilësimet → Konteksti Personal → Bisedat tuaja të kaluara me Gemini-n).
Për ata që preferojnë biseda pa asnjë gjurmë, ekziston edhe Biseda e Përkohshme – biseda që nuk ruhen, nuk përdoren për të trajnuar modelin dhe fshihen brenda 72 orëve. Ato nuk shfaqen as në listën e bisedave të fundit.
Së bashku me këto ndryshime, Google ka ndryshuar edhe emrin e opsionit “Aktiviteti i Aplikacioneve Gemini” në Mbaj Aktivitetin, i cili u lejon përdoruesve të vendosin nëse skedarët, fotot dhe aktivitetet e tyre do të përdoren për të përmirësuar shërbimin. Ky cilësim do të jetë i vlefshëm nga 2 shtatori 2025.
Veçoria e Kontekstit Personal është aktualisht e disponueshme për përdoruesit e modelit Gemini 2.5 Pro në vende të caktuara, ndërsa do të prezantohet më gjerësisht në versionin 2.5 Flash.








