Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë në gjendje kritike, apel për ndihmë për transplant mëlçie

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Greta Kryeziu, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit të komunës, ajo aktualisht po trajtohet në spitalin “Cistina” në Shkup, ku gjendja e saj konsiderohet e rrezikshme për jetën.

“Sipas ekspertëve shëndetësorë, ajo ka nevojë për transplant të mëlçisë, dhe trajtimi i saj është i urgjent dhe i domosdoshëm vetëm jashtë vendit me një kosto të lartë financiare, rreth 100 mijë euro. Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen e saj dhe institucionin tonë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Gretës t’i mundësohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Të dhënat për donacion:
Beneficiary name: Fahrije Kryeziu
Account No.: XK051702003012234187
Bank name: NLB Banka sh.a.
Bank address: Ukshin Hoti nr 124, Prishtinë, Kosovë
Swift Code: NLPRXKPR
Adresa: Fshati Rogacice, pn Kamenicë

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit