Gjykata ia ndaloi vizitat te Thaçi, reagon Behrami: Shkelje e të drejtave të njeriut ndaj Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale për kufizimin e vizitave ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Behrami ka thënë se ky vendim është “krejtësisht jashtë kontekstit kohor” dhe pjesë e një “skenari të qëllimshëm të Gjykatës për të krijuar drama dhe spektakle”.

“Është shumë e dhimbshme të shihet se si Gjykata aprovon të gjitha çmenduritë e Prokurorisë për izolimin total të Presidentit Thaçi” ka theksuar ai.

Më tej, deputeti Behrami ka akuzuar Gjykatën se po përpiqet ta shkëpusë Presidentin Thaçi nga populli i tij, duke shtuar me ironi: “Ju ka mbetur vetëm ta dërgoni në Hanë për ta izoluar krejtësisht, se izolimi që po ia bëjnë në Hagë po u duket pak!”

Në përfundim të reagimit të tij, Behrami dërgoi një mesazh të qartë: “Kot e keni. Asnjëherë nuk do të mund ta shkëpusni nga populli!”

Ky vendim i fundit nga Dhomat e Specializuara ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësues politikë dhe qytetarë, duke rihapur debatin për trajtimin e të akuzuarve në këtë proces gjyqësor ndërkombëtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit