spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Ndodh edhe kjo në Pejë – 16-vjeçari kërcënon nënën pasi ajo refuzoi t’i blejë motoçikletë

Një rast i dhunës në familje është raportuar sot paradite në qytetin e Pejës.

Burimet bëjnë me dije se rreth orës 11:00, në stacionin policor është paraqitur L. B, e cila ka raportuar se është kanosur nga djali i saj V.A..

Sipas saj, i mituri kishte kërkuar që t’i blihej një motoçikletë, por ajo e kishte refuzuar për shkak të moshës së tij. Pas refuzimit, ai kishte filluar të bërtiste dhe kishte thyer një kavanoz qelqi në prani të saj.

I dyshuari është ftuar për intervistim në stacionin policor, ku është marrë në pyetje në prani të një punonjësi social. Ai ka pranuar veprimin, duke thënë se i vinte keq dhe se nuk do të përsëritej më.

Prokurori Kujdestar i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që i mituri të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet si “dhunë në familje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit