Çitaku pas reagimit të VV-së: Albin, mendoje mirë – PDK nuk nënshtrohet dhe nuk frikësohet

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar që cenon demokracinë derisa theksoi se vetëm përsërit frazat e PDK-së.

Çitaku ka thënë se Vetëvendosja nën dirigjimin e Albin Kurtit, edhe njëherë ka hedhur gurë mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Në mungesë të argumenteve, ai dhe partia e tij përdorin sulme, shpifje dhe linçim politik. Ky është mentalitet i pastër totalitar, që përbuz demokracinë dhe synon të shembë ndarjen e pushteteve. Albin, mendoje mirë: PDK nuk nënshtrohet dhe nuk frikësohet. Përpjekjen tënde për ta kthyer arrogancën dhe përbaltjen në normë politike do ta frenojmë”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit