Një shqiptar u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë në zonën e “Agio Pandeleimona” të Athinës. Pranë tij policia gjeti një plumb, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë vrarë pas një mosmarrëveshje personale me autorin, ose për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Viktima është identifikuar si Artur Bashimi, 47 vjeç, një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë greke. Bashimi ose Artur Turabi ka lindur në vitin 1978 dhe madje ishte arrestuar në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje kundër pasagjerëve në transportin publik.

Në 2022, emri i tij ishte në listën e një bande të arrestuar nga anti-droga në Greqi, ndërsa organizata përbëhej nga 19 anëtarë.
Grupi i shqiptarëve akuzohej në atë kohë për grabitje e vjedhje, çështje të lidhura me drogën, por edhe zhvatje përmes presioneve.

Një padi u ngrit në atë kohë kundër të arrestuarve për organizatë kriminale, raste të veçanta të vjedhjes së kryer dhe të mbetur në tentativë, si dhe për bashkëpunim dhe kryerje, si dhe për shkelje të ligjit për parandalimin dhe shtypjen e pastrimit të parave.

Bashimi, në atë kohë 44 vjeç, njihej në rrethin e grupit kriminal si ‘Turi’, që konsiderohej një ushtar i ‘Klodit të Xhepos”.
Banda kishte lidhje edhe me dy grupe të tjera që vidhnin gjithçka që iu jepej mundësi, kryesisht në linjat publike të transportit.

Viktima te tyre ishin kryesisht te moshuar, vajza të reja dhe turista. Anëtaret e grupit niseshin me makina, motorra ose në kembe dhe shkonin nëpër stacione, ndërkohë që zgjidhnin oraret 06.00-12.30 dhe 17.00-21.00.
Nga përgjimet e autoriteteve greke, lidhur me veprimtarinë e grupit kriminal, rezultojnë mesazhet që viktima i ekzekutuar sot, Bashimi, komunikon me anëtarë të tjerë të bandës, nga ku rezulton se një prej tyre, i njohur si “Lame” u vetëvra pasi detyrohej 10.000 euro dhe ishte vendosur nën presionin e drejtuesve të grupit.

Më poshtë një nga bisedat e përgjuara
Klodjan: Jo * erdhi këtu i dehur.
Bashimi: Pse nuk e mbajte.
Klodjan: Mora Turin por Turi me tha që hante. Ca ka bere *
Bashimi: Çështja është që mua më detyrohet ca para dhe ka bëre punë 10.000 euro **
Klodjan: Sa ka bërë
Bashimi: 10.000 euro ore vella. Ishin 17, 7 i morën ata, 10 i mori Lame
Klodjan: Kur i ka bërë ore vëlla
Bashimi: Para dy ditesh ore vëlla ai me tha mua që bëri një pune 300 lek (e pakuptueshme) tek kush dha 50 lek
Klodjan: Ai më tha mua kam bërë një punë 300 lek (e pakuptueshme) 50 lek
Bashimi: Kujt ja dha 50 lek
Klodjan: 17.000 lek
Bashimi: 7.000 dhe ato i morën të tjeret dhe 10.000 lek Lame.









