Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, pasi një shtetas shqiptar ka humbur jetën pas goditjes me elektroshok nga karabinierët. Ngjarja ndodhi në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova dhe viktima është një 47 vjeçar.
Hetuesit besojnë se goditjet mund të kenë shkaktuar arrest kardiak tek burri. Prokurorja Paola Calleri do të hapë një çështje për vrasje të paqëllimshme në orët në vijim dhe do të urdhërojë një autopsi.
Sipas rindërtimeve aktuale, karabinierët u thirrën nga fqinjët e burrit, të cilët kishin dëgjuar britma dhe zhurma të forta që vinin nga apartamenti.
Dy makina patrullimi mbërritën në vendngjarje dhe e gjetën burrin 47-vjeçar në një gjendje shumë të shqetësuar, me shumë mundësi të dehur. Në atë moment, njëri nga oficerët qëlloi me një armë elektrike, e cila i preku si burrin ashtu edhe një koleg. Ai qëlloi sërish, por dështoi edhe herëne dytë.
Sipas raporteve fillestare, elektroshoku më pas kaloi në duart e një oficeri të dytë policie, i cili qëlloi shqiptarin. Kur mbërritën personeli i urgjencës, i cili u thirr menjëherë, ata mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tij.









