“Faleminderit shumë. Patëm një ditë shumë të mirë, të gjithë kemi një qëllim të përbashkët për të ndaluar vrasjet. Pata nderin të bisedoja me Presidentin Zelensky, biseduam për shumë çështje, fola indirekt me Putinin, do të flas me të gjatë ditës, ndoshta do të kemi një takim trepalësh.
Nuk kemi parë diçka të tillë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Donald Trump, Presidenti i SHBA, në tryezën me liderët europianë, që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën.
Trump nuk ka nguruar të komplementojë të gjithë të pranishmit, disa më shumë dhe disa më pak, ndërsa ka vënë theksin në takimin trepalësh.
Lidhur me çështjet territoriale, Trump tha se i takon Presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas, për të vendosur se çfarë duan të bëjnë.
“Jam optimist se mund të arrijmë një marrëveshje që do të përcaktojë të ardhmen e Ukrainës”, tha Trump, duke theksuar se hapi i rradhës do të jetë takimi trepalësh.
Në vijim, Presidenti amerikan tha se “ne preferojmë një armëpushim të menjëhershëm, por po punojmë për një paqe afatgjatë”.
“Më pëlqen një armëpushim sepse ndalon vrasjet, por një marrëveshje paqeje është e mundur. Sapo të dal nga dera, një konflikt mund të fillojë diku tjetër dhe unë do ta ndal atë”, tha ai.










