Presidenti amerikan Trump u pyet nëse ndonjë pjesë e diskutimit me Putinin të premten e ka lënë të zhgënjyer.
Ai u përgjigj se “sapo foli” me Putinin “në mënyrë indirekte” dhe se do të zhvillojnë një telefonatë “menjëherë pas” takimeve të tij të sotme.
Trump shtoi se mund të ketë ose jo një takim trepalësh, dhe nëse një takim i tillë nuk ndodh, lufta do të vazhdojë. Por nëse ndodh, sipas tij, ka “mundësi të mirë që ndoshta të përfundojë” konflikti.
“Ai po pret telefonatën time sapo të përfundojmë këtë takim”, tha Trump.
Pas kësaj, Trump falënderoi mediat dhe gazetarët u nxorën nga salla.











