spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Minutë pas minute/ A do të ketë një marrëveshje për paqe? Trump pret Zelenskyn dhe liderët e BE

Lufta do të mbarojë, besoj se do ta arrijmë marrëveshjen, tha Presidenti amerikan Donald Trump, nga Zyra Ovale, atje ku mirëpriti homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Për më tepër, Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se ” besoj se takimi do të jetë vendimtar. Nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të organizojmë një takim trepalësh për të ecur përpara me përfundimin e konfliktit.”

“Nuk është fundi i rrugës, por shanset janë në favorin tonë . Kanë kaluar pothuajse katër vjet dhe shumë njerëz janë vrarë; shpresoj që edhe Presidenti Putin dëshiron të shohë një fund të kësaj situate. Ajo që po shohim është rezultat i veprimeve të Joe Biden, por unë nuk kam lidhje të drejtpërdrejtë me të. Dëshira ime është që ne të arrijmë fundin e kësaj krize”, tha Trump.

Nga ana tjetër, Zelensky u shpreh se është gati për një takim trepalësh.

Një gazetar e pyet Volodymyr Zelenskyn nëse është gati të “dërgojë ushtarët ukrainas drejt vdekjes” ose “të rivizatojë hartat”.

“Ne jetojmë nën sulme çdo ditë”, përgjigjet Zelensky, duke iu referuar vrasjes së fundit të një fëmije.

“Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë për të ndaluar Rusinë dhe na duhet mbështetja e partnerëve tanë amerikanë dhe evropianë.

Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për këtë.

Ne tregojmë se jemi një popull i fortë dhe mbështetëm idenë e Presidentit Trump për të ndaluar këtë luftë.

Jemi gati për një takim trepalësh [me Putinin]”, tha Zelensky.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit