spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Zhvillimet LIVE nga Shtëpia e Bardhë, Trump pret Zelenskyn dhe liderët e BE

Edhe pak minuta na ndajnë nga takimi mes presidentit Amerikan Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me liderët e BE. Liderët evropianë bashkë me kreun e NATO kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë. Ata hynë njëri pas tjetrit, teksa u pritën nga zyrtarët vendas dhe me ceremoni zyrtare.

Në orën 19.00 është parashikuar që Trump dhe Zelensky të shtrëngojnë duart, teksa 15 minuta më pas do të nisë takimi zyrtar i cili do të zgjasë afro 1 orë.

Sipas agjendës, në orë 20:15 Trump përshëndet liderët evropianë në State Dining Room. Në 20:30 ka foto familjare të përbashkët. Dhe në 21:00 takimi i presidentit Trump me liderët evropianë në East Room.

Takimi vjen pas Samitit në Alaskë ku Trump dhe Putin arritën një lloj akordi për paqen në Ukrainël. Trump do t’i vërë në tryezë Zelenskyt lëshimet e Putin dhe do të tentojë ta bindë të pranojë. Duhet të presim deri në fund nëse do të ketë një konsensus.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit