Gjendet i vdekur një person në veturë në Istog – arma pranë trupit, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Istog.

Burimet bëjnë me dije se rreth orës 15:40, policia është njoftuar se në drejtim të fshatit Çerkolez, një person gjendej pa shenja jete brenda një automjeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe autoambulanca, ku është konstatuar se viktima ndodhej në veturë, ndërsa pranë tij ishte edhe arma e zjarrit. Po ashtu, xhami i pasmë i automjetit ishte i thyer.

Nga të dhënat e para, dyshohet se automjeti është i tipit Mercedes 250.

Mjeku i pranishëm ka konstatuar se personi është pa shenja jete, ndërsa njësitet e hetimeve dhe krimteknika janë duke kryer ekzaminimet në terren.

Se një person është gjetur i vdekur e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.

Hetimet janë në zhvillim dhe rrethanat e plota pritet të sqarohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit