Afera Zdravo S’di çfarë ka ndodhur me rastin thotë Kusari-Lila

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka njohuri për çështjen e kallëzimit penal që i ka bërë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, dy vjet më pas.

“Aktualisht nuk kam njohuri për rastin”, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dy vjet pasi që dorëzoi kallëzim penal ndaj deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, për incizim të paautorizuar dhe ndaj mediumit Nacionale për falsifikim të përmbajtjes së këtyre incizimeve.

“Duhet me e pyet Prokurorinë… Nuk e di a kanë vazhduar hetimet. Pyetjet duhet të adresohen në Prokurori. Ata nuk më kanë informuar më tutje për procedurat tjera. Aktualisht nuk kam njohuri për rastin”, deklaroi Kusari-Lila.

Mediumi Nacionale kishte publikuar në qershor 2023 disa audio-incizime ku dëgjohej deputetja e partisë në pushtet Kusari-Lila, duke folur në emër të Qeverisë së Kosovës për takime dhe koordinime me Listën Serbe dhe me kryekriminelin, Milan Radojiçiç, për disa çështje politike, si emërimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese e listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit