Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, i është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi luftën në Ukrainë, duke dhënë një “recetë të thjeshtë” për paqen.
“Që nga viti 1994, Ukraina ka pasur garanci për pavarësinë dhe paprekshmërinë e kufijve të saj përfshirë edhe nga Rusia.
Më 22 prill 2004, Vladimir Putin ratifikoi solemnisht Traktatin për Kufirin Rusi–Ukrainë. Mjafton vetëm t’i respektojmë ato dhe lufta do të marrë fund”., shkroi Sikorski Në një postim në rrjetin social X.
Kjo deklaratë erdhi pasi Trump u shpreh se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “mund ta mbyllte luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse do të donte”, duke lënë të kuptohej se kompromisi do të ishte dorëzimi i Krimesë dhe heqja dorë nga aspiratat për NATO.
Sikorski, një nga zërat më të fortë pro-ukrainas në Evropë, theksoi se paqja nuk vjen nga lëshimet ndaj Moskës, por nga respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të firmosura edhe nga vetë Rusia.
Volodymyr Zelenskiy dhe udhëheqësit evropianë do të takohen me Donald Trump sot në Uashington për të hartuar një marrëveshje paqeje mes frikës se presidenti amerikan mund të përpiqet të ushtrojë presion mbi Kievin që të pranojë një zgjidhje të favorshme për Moskën.
Udhëheqësit evropianë të Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Finlandës dhe NATO-s shpresojnë të mbështesin Zelenskiy në një moment të rëndësishëm diplomatik në luftë dhe të parandalojnë çdo përsëritje të takimit të ashpër në Zyrën Ovale midis Trump dhe udhëheqësit të Ukrainës në shkurt.
Trump do të takohet së pari me Zelenskiy në orën 17:15 sipas Orës lokale europiane në Zyrën Ovale dhe më pas me të gjithë udhëheqësit evropianë së bashku në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë në orën 15:00 EDT (19:00 GMT), tha Shtëpia e Bardhë.
Pasi shtroi tapetin e kuq për Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska të premten, Trump tha se duhet të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës 42-mujore që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona.










