spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Përmbytje katastrofale në Pakistan: Mbi 600 të vdekur dhe 200 të zhdukur

Pakistanin veriperëndimor e ka goditur një valë përmbytjesh katastrofale, që nga 26 qershori, duke lënë pas dhjetëra fshatra të rrafshuara, urat dhe infrastrukturën të shkatërruar, si dhe një bilanc tragjik prej 670 të vdekur dhe rreth 1,000 të plagosur.

Sipas Gjenerallejtënant Inam Haider, kreu i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), vetëm gjatë katër ditëve të fundit janë raportuar mbi 350 viktima.

Ai njoftoi në një konferencë për shtyp se përpjekjet për rikthimin e normalitetit janë duke vazhduar në të gjithë zonat e prekura.

Ndërkohë, Faraz Mughal, zëdhënës i qeverisë së Khyber Pakhtunkhëa, deklaroi për gazetarët se të paktën 200 persona rezultojnë ende të zhdukur, duke rritur frikën për një rritje të mëtejshme të numrit të viktimave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit