Qindra qytetarë nga Kosova kanë marrë rrugën drejt bregdetit shqiptar këtë të diel, duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot.
Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja e automjeteve është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra.
Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë veçanërisht e vështirë në afërsi të kryqëzimit të Milotit, ku bllokimi ka ndikuar edhe në drejtimet Milot–Lezhë dhe Milot–Tiranë.











