spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Zelensky falënderon Trumpin pas mbërritjes në Uashington

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit amerikan Donald Trump, vetëm pak orë pasi ka mbërritur në Uashington, ku pritet të zhvillojë takime me liderë të rëndësishëm botërorë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky tha se është falënderues për ftesën në Shtëpinë e Bardhë, duke nënvizuar rëndësinë e përkrahjes amerikane në përballjen me agresionin rus.

“Ne të gjithë ndajmë një dëshirë të fortë për ta përfunduar këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme”,
shkroi ai.

Në vijim, ai theksoi edhe mbështetjen e vazhdueshme që Ukraina ka marrë nga SHBA dhe aleatët: “Jam i bindur se do ta mbrojmë Ukrainën, do të garantojmë në mënyrë efektive sigurinë dhe se populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Presidentit Trump, të gjithëve në Amerikë dhe çdo partneri dhe aleati për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të paçmuar”,
përfundoi Zelensky.

Në takimin që do të zhvillohet në Uashington, pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe shumë liderë të tjerë ndërkombëtarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit