Një grua rreth të 30-ve ka rrezikuar të mbytet pasditen e të dieles në plazhin e Shën Janit, në Karaburun.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti policia kufitare, ndërsa ndihma e parë i erdhi nga pushuesit e pranishëm.
Falë reagimit të shpejtë të tyre, gruaja u shpëtua dhe më pas u shoqërua drejt portit të Vlorës me mjet të policisë. Aty e priste një autoambulancë, e cila e transportoi drejt spitalit rajonal të Vlorës.
Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm.










