Katër zyrtarë policorë u suspenduan ditën e djeshme lidhur me veprimet e tyre për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Në mesin e të suspenduarve, është edhe Ardian Demiri, hetues në Gjilan.
Bazuar në postimet të cilat janë publike nëpër rrjete sociale, Ardian Demiri është vëllai i Burim Demirit, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan.
Demiri kishte qenë këshilltar i Jashtëm për Kulturë i kryetarit të Gjilan.
Në vitin 2022, Burim Demiri ishte bërë pjesë e Listës Guxo.









