spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

“Po të lirohet babai, më vret!” – Foto ekskluzive të “Shqiponjës” pas sulmit me çekan nga babai i saj, ish-polici serb

Dy ditë më parë, Suzana Tahiri, e njohur nga publiku si “Shqiponja”, u sulmua brutalisht nga babai i saj, Muharrem Tahiri – ish-polic i Jugosllavisë, për të cilin ajo thotë se ka maltretuar shqiptarë gjatë shërbimit të tij.

Sulmi me çekan i shkaktoi lëndime të rënda trupore, ndërsa ngjarja u raportua ekskluzivisht nga GazetaKosova.net, e cila publikoi edhe fotografitë e viktimës dhe autorit të dyshuar.

Sot, GazetaKosova.net ka siguruar foto të reja ekskluzive që tregojnë gjendjen e rënduar të Suzanas pas sulmit.

Ajo shprehet se kërkon drejtësi dhe dënim maksimal për babain e saj, duke e akuzuar për tentim vrasje.

“Po të lirohet nga burgu, unë jam e vdekur, më vret”, deklaron Suzana për GazetaKosova.net.

Suzana apelon për ndihmë nga qytetarët, në mënyrë që të largohet nga shtëpia e saj në fshatin Pantinë të Vushtrrisë dhe të marrë me qira një banesë, pasi beson se kështu do të ishte më e sigurt edhe nëse babai i saj lirohet nga burgu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit