spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Tërmeti 6.1 ballë goditi Turqinë, një viktimë dhe dhjetëra të lënduar

Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, i cili goditi rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir në Turqinë perëndimore, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 11 kilometrash.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se një person 81-vjeçar humbi jetën pasi u nxor nga një ndërtesë e shembur.

Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Gjithashtu, 29 persona të tjerë janë lënduar, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Sipas vlerësimeve fillestare, 16 ndërtesa në 68 lagje janë shembur si pasojë e tërmetit dhe lëkundjeve pasuese.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj të gjithë të prekurve, duke thënë se do t’i ndjekë nga afër zhvillimet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit