Plumba e përleshje në Polac të Skenderajt – ky është personi i arrestuar, i konfiskohet edhe arma

Një rrahje e rëndë e shoqëruar me të shtëna armësh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Polac të Skenderajt, duke alarmuar banorët dhe sjellë ndërhyrjen e policisë.

Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 09:00, në oborrin e restorantit “Elita 2”, ku janë përfshirë disa persona. Njësia e trafikut rajonal, e cila ndodhej në vendngjarje, ka ndaluar fizikisht palët e përfshira.

Një nga personat e përfshirë, Ismet Lushtaku, ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar fillimisht në QKMF Skenderaj, më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, e më pas është shoqëruar në stacion për intervistim.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë të tipit TT, kalibër 7.62 mm, dy gëzhoja, një predhë dhe ka konstatuar njolla gjaku. Katër persona të tjerë të përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi të mëhershëm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit