Fajdexhiu i rrezikshëm që vrau tre persona në Gjilan ka fotografi edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme. Tre persona kanë vdekur pas të shtënave me armë, lokalin “Cafiteria 2000” në Gjilan.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur Selami dhe Edmond Hasani, babë dhe bir si dhe Abedin Hoxha.

Ndërsa të plagosur janë edhe Naim Hoxha dhe Bujar Hoxha.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i dyshuar për këtë ngjarje është Mefail Shkodra, emër njohur për autoritetet dhe opinionin publik.

Dyshohet se konflikti ka pasur si shkak mosmarrëveshjet që lidhen me fajdet. I kërkuari për vrasjen e trefishtë ishte arrestuar edhe vitin e kaluar për veprën penale “Fajde’ dhe “Detyrim’.

Mefail Shkodra duket si një person që është shoqëruar me figura politike në vend.

Përpos fotografive me Presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurtin, Shkodra ka fotografi edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Shkodra është sot në qendër të një kërkimi intensiv, i dyshuar për një nga rastet më të rënda kriminale që ka parë Gjilani vitet e fundit.

Një ngjarje që ka lënë pas tre viktima, dy të plagosur dhe një qytet të tërë në tronditje, ndërsa policia po zhvillon një operacion të gjerë për kapjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha më herët se “në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit” dhe se “Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit