Tragjike: Ndërron jetë një muaj pas vetaksidentit 21-vjeçari nga Kotradiqi i Deçanit

Një aksident trafiku i ndodhur muajin e kaluar në fshatin Rashiq të Pejës ka përfunduar tragjikisht sot, pasi drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë nga pasojat e lëndimeve.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Art Dervishajn rreth 21-vjeçar, i cili më 16 korrik 2025, rreth orës 20:20, ishte përfshirë në një vetaksident dhe kishte pësuar lëndime trupore. Pas trajtimit fillestar, ai ishte dërguar për mjekim të mëtejshëm në Maqedoninë e Veriut.

Sot, më 9 gusht 2025, rreth orës 08:00, autoritetet janë njoftuar për vdekjen e tij. Prokurori kujdestar i Prokurorisë së Pejës është informuar, ndërsa rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Pejë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit