Hoti: Sulmet e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kërkuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancat konstituive të zbatohet plotësisht.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme.

“Vendimet e saj duhen respektuar, ashtu si i kemi respektuar edhe kur nuk na kanë favorizuar. Shumica vendos. Ky është parim themelor demokratik dhe askush nuk mund ta mohojë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se e drejta për propozim është e kufizuar dhe nuk mund të kthehet në farsë, siç u bë për 50 seanca rresht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit