Hykmete Bajrami: Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut

Nënkryetarja dhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri në detyrë, njëherit kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk mund ta bllokojë më Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit emri i kandidatit për Kryeparlamentar nuk mund të hedhet më shumë se tri herë në votim.

Bajrami ka thënë se shteti është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër dhe se Kushtetua e Ligji janë mbi lojërat politike.

“Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.

Kushtetuta e Ligji janë mbi lojërat politike, s’ka demokraci aty ku s’ka repspektim të Kushtetutës dhe të Ligjit”, ka shkruar Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit