Gjorgje Radomiroviq, serbi që u arratis sot nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj heqje lirie për një vrasje.
Atij i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj në vuajtje të dënimit.
“I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe, në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit.”, ka njoftuar sot Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.










