Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është parë këtë të enjte duke hyrë në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, pas pjesëmarrjes së tij në protestën e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Në këtë vizitë, Ahmeti është pritur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me të cilin ka zhvilluar një takim miqësor.
Bëhet e ditur se në takim është diskutuar për mbarëvajtjen e protestës së sotme, ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, si dhe për zhvillimet politike aktuale në Kosovë dhe rajon.
Ali Ahmeti ishte ndër figurat politike që mbajti fjalë rasti gjatë protestës, duke shprehur mbështetjen për liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.










