Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri automjete.
Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Akisdentin për Gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”










