“9 muaj pa e parë babain”, djali i Fadil Fazliut bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut , i cili aktualisht po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale,  ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme organizuar nga OVL-UÇK. 

“U bëj thirrje të gjithëve, kudo që janë, që të na bashkohen në këtë protestë kundër padrejtësisë së madhe që po ndodh ndaj çlirimtarëve që gjenden në Hagë”, tha ai. 

Ai rrëfeu po ashtu se prej nëntë muajsh nuk ka mundur ta takojë babanë e tij. 

“Padrejtësia e parë fillon me mua. Prej 9 muajsh nuk kam mundur ta takoj babain tim. Nuk e di arsyen pse. Kam kërkuar, por nuk më kanë dhënë asnjë sqarim. Kjo është shumë e rëndë”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit