spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Profesori Ragip Xhafa nderohet me mirënjohje në Vushtrri për kontributin e tij në arsim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Feri Idrizi, ka njoftuar se ka pritur në takim profesor Ragip Xhafën, të cilin e ka vlerësuar si një figurë të shquar të arsimit në këtë komunë, duke i ndarë edhe një mirënjohje për kontributin e tij në edukimin e brezave.

“Sot pata nderin të pres në takim profesor Ragip Xhafën, një figurë e shquar e arsimit në Vushtrri që për dekada me radhë ka ndikuar në formimin dhe edukimin e shumë gjeneratave, me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për mësimdhënien.

Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e matematikës dhe edukimin e brezave, i ndava profesorit një mirënjohje simbolike nga Komuna e Vushtrrisë.

Respekt për punën dhe gjurmën e pashlyeshme që profesor Ragipi ka lënë në jetën e mijëra nxënësve!”, ka shkruar Idrizi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit