spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Trump i shkruan Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin me SHBA-në: Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin, lidershipin dhe bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të.

Në letër, Presidenti Trump ka vlerësuar vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas nga shtete të tjera, duke e cilësuar si dëshmi të gatishmërisë për bashkëpunim dhe si shembull të fuqisë e dhembshurisë së popullit të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta”, thuhet në letrën e Trump.

Ai e falënderoi Osmanin për angazhimin në forcimin e partneritetit strategjik dhe shtoi: “Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë.”

Në fund të letrës, Trump përcolli edhe urimet më të mira nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit