spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

I propozuar nga Lista Serbe, probleme me drejtësinë në të kaluarën- Kush është Radomir Labani, gjyqtari serb që Osmani s’ia besoi çështjen për konstituimin e Kuvendit?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr sot kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që kishte për qëllim sqarimin e situatës rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ky vendim vjen pas caktimit të Radomir Laban si gjyqtar raportues në këtë rast.

Sipas Osmanit, figura e Labanit është problematike për shkak të veprimtarisë së tij në periudhat 2018, 2021 dhe 2024, për të cilat, sipas saj, ekzistojnë dokumente zyrtare nga institucionet e sigurisë që e vlerësojnë atë si rrezik për sigurinë kombëtare.

“Informacionet janë të klasifikuara dhe nuk mund të ndahen me publikun për momentin. Ndoshta në një kohë tjetër,” u shpreh Osmani gjatë një konference për media të martën.

Radomir Laban aktualisht ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai u emërua në këtë pozitë në gusht të vitit 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi. Fillimisht, në maj të atij viti, Thaçi kishte refuzuar ta dekretonte për shkak të mungesës së verifikimeve të plota nga organet përkatëse, por dekreti u dha disa muaj më pas.

Në të kaluarën, Laban ka pasur probleme me drejtësinë. Në vitin 2011, një gjykatë në Serbi e shpalli fajtor për marrje ryshfeti dhe e dënoi me gjashtë vjet burgim. Serbia kishte kërkuar arrestimin e tij në vitin 2017 përmes një kërkese drejtuar EULEX-it, por misioni kishte deklaruar se nuk kishte mandat për të ndërhyrë.

Emërimi i tij në Kushtetuese ishte rezultat i një propozimi nga Lista Serbe, që më pas u votua në Kuvendin e Kosovës. Mandati i tij zgjat nëntë vite.

Në vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë refuzoi kërkesën e Labanit për t’u licencuar si noter, pas pranimit të informatave nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), të cilat ngritnin dyshime për integritetin e tij profesional.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit