spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Policia konfirmon sulmin ndaj Hekuran Hodës, vetë dorëzohet një person në stacion

Një person është vetdorëzuar në stacionin policor në Gjakovë dhe është intervistuar si i dyshuar për lëndim të lehtë trupor ndaj Hekuran Hodës.

Lajmin për Gazetën ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku shton se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Më datë 04.08.2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë, një person mashkull i moshës madhore ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona pas një mosmarrëveshjeje. Viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor, përderisa rasti, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor””, thotë Elezaj.

“Policia ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Sot një person (mashkull, i moshës madhore) është vetë dorëzuar në polici dhe aktualisht është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga hetuesit policor në Stacionin Policor në Gjakovë. Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, shton ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit